Kjo ngjarje kriminale është regjistruar mbrëmjen e 17 shtatorit në një lokal në Kavajë.
Një qytetar, i identifikuar si Besnik Çelmeta, është masakruar me thikë nga shtetasi Rizan Aliu.
Kamerat e sigurisë së lokalit kanë filmuar të gjithë ngjarjen e rëndë. Ora shënon 19:46, dhe autori Rizan Aliu shikohet teksa hyn me nxitim në lokal duke ndjekur Besnik Çelmetën.
Ky i fundit ndalon brenda lokalit dhe duket se ka një diskutim mes tyre.
Nuk vonon shumë, Aliu i hedh dorën në bel dhe më e godet vazhdimisht me shpulla derisa sa e hedh në tokë në një cep në brendësi të lokalitraporton OraNews. Një person tjetër nxiton pas tyre për ti ndarë por duket se e ka të pamundur dhe bën pas.
Pastaj autori nxjerr një thikë dhe e godet disa herë. Nga lokali fillojnë të dalin edhe një grua dhe një burrë tjetër të alarmuar.
Një tjetër person futet brenda dhe bind autorin të largohet, i cili shihet me thikë në dorë teksa lë lokalin.
Ka një debat në verandën e lokalit mes tij dhe disa personave të tjerë dhe më pas ikën në shoqërinë e një gruaje dhe një burri.
Videoja është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...