Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në zonën pranë tunelit të Rrashbullit, në linjën e trenit Tiranë- Durrës.
Një 21 vjeçare është goditur nga treni dhe për pasojë ka humbur njërën këmbë. E reja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur ende, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Policia ka shoqëruar mashinistin për të sqaruar aksidentin tragjik të ndodhur këtë të dielë rreth orës 17:00.
Pak kohë më parë pikërisht në të njëjtin vend, humbi jetën një burrë i moshuar i cili u përplas nga treni i linjës./Gazeta Express
E merr një mesazh nga fëmijët përmes dronit, përlotet Drenus...
Abdixhiku poston fotografitë e kandidatëve për deputetë nga ...
Aliu pret në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë
Kabineti i ri Trump, emrat nën shqyrtim
Kurti: Kemi shpëtuar e restauruar trashëgiminë e vlefshme ku...
Shqiptari vret gruan në sy të vajzës dhe prindërve në ShBA