Google ADS

Homazhe për ish-kryebashkiakun Sejdini, Balla: Përçoi mesazhin e bashkëpunimit, pavarësisht ndasive politike

11:24 | 13 Qershor 2024
E.K

Janë zhvilluar këtë të enjte homazhet në Elbasan në nder të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Sejdini ndërroi jetë të mërkurën, pas disa problemeve shëndetësore. Në homazhet e sotme kanë marrë pjesë figura të rëndësishme politike. I pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, i cili në një komunikim për gazetarët tha se Sejdini ishte një njeri i përkushtuar dhe një shembull se si të gjithë duhet të punojmë bashkë në të mirë të qytetarëve, pavarësisht ndasive politike.

“Jam shumë i prekur nga ky largim i parakohshëm i një miku të mirë si Qazim Sejdini. Kam punuar për një kohë të gjatë bashkë me të, në dobi të zhvillimit të Elbasanit qoftë si prefekt, pastaj për 3 mandate si kryetar i bashkisë së Elbasanit. Dua të them se Qazim Sejdini transmetonte qetësi, ka bërë gjithçka ka mundur në dobi të zhvillimit të Elbasanit. Pavarësisht ndasive politike, ai u mundua të përçojë mesazhin e bashkëpunimit në dobi të qytetit. Punonte çdo ditë në të mirë të qytetit pavarësisht ndasive politike”, tha Balla./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme