Holanda u ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë të gjithë shqiptarëve që duan të emigrojnë në vendet europiane në mënyrë të paligjshme.
Ministri i Shtetit për Drejtësinë dhe Sigurinë Mar Harbers ka dalë në terren ku ka realizuar një video, me të cilën autoritetet holandeze i bëjnë thirrje emigrantëve që të mos tentojnë të bëjnë emigracion të paligjshëm në vendet europiane, pasi tashmë janë marrë masa për ndalimin e tyre.
Nuk kishte se si të mungonte edhe një porosi për shqiptarët, të cilët sipas tij, nuk janë të paktë që tentojnë të ndjekin këtë rrugë. Ministri holandez pohoi se do të arrestohen të gjithë ata që tentojnë dhe pas kësaj, me avionin e radhës do të dërgohen në vendin e tyre të origjinës.
“Këtu do t’ju kapin dhe ne do t’ju përcjellim mbrapsht me avionin e radhës sa hap e mbyll sytë”, tha mes tjerash ministri në video, e cila është përkthyer edhe në gjuhën shqipe dhe është shpërndarë në “Facebook” nga ambasada e Holandës në Tiranë./shqip/
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri