Gjithnjë e më shumë të rinj shqiptarë po braktisin vendin dhe po shkojnë drejt vendeve të BE-së. Një ndër vendet që ka shprehur shqetësim për praninë e lartë të numrit të shqiptarëve është Holanda. Së fundmi kryetari i komunës Moerdijk në Holandë ka kërkuar bashkëpunim me autoritet e komunës Roterdam, për të përballuar situatën e krijuar nga lëvizja e jashtëligjshme e shqiptarëve.
Kryetari Jac Klijs thuhet se është në bisedime me përfaqësues të komunës Roterdam, për të trajtuar problemet e krijua nga lëvizja kontrabandë e shqiptarëve.
Ai dëshiron që qyteti port të paguajë faturën e kamerave të survejimit në parkun Streepland në Zevenbergschen Hoek. Ndërsa inspektime shtesë duhet të kryhen edhe në portin e Roterdamit. Klijs i bëri këto deklaratë sot gjatë një takimi që pati me sekretarin e shtetit për Drejtësi dhe Siguri Mark Harbers në komunën Moerdijk.
Sipas Klijs, kamionët që kalojnë natën në park duhet të kontrollohen. Ai shtoi se duket të ketë kontrolle shtesë edhe për shoferët e kamionëve, të cilët dyshohet se ndihmojnë emigrantët shqiptarë për të hyrë ilegalisht në Angli.
“Shoferët nuk mund të shikojnë vetëm drejtimin e kamionit, por ne duhet t’i parandalojmë ata që të marrin shqiptarë dhe i dërgojnë në Angli,” tha kryebashkiaku.
Sekretari i shtetit Mark Harbers shkoi në Moerdijk për të parë nga afër situatëtn e krijuar në Zevenbergschen Hoek, raportojnë mediat holandeze.
“Situata padushim është e mjerueshme, emigrimi funksionon vetëm nëse bëhet në mënyrë ligjore”, tha ai.
Më tej ai u njoh edhe me ankesat e banorëve. Ai premtoi se do të ketë bashkëpunim me strukturat ndërkombëtare dhe paralajmëroi shqiptarët se, nuk do kenë asnjë mundësi për të kaluar nga Moerdijk për në Angli.
“Mundësia për t’u kapur po bëhet gjithnjë e më e madhe dhe në momentin që një shqiptar kapet ai dëbohet për në Shqipëri dhe do t’i ndalohet e drejta për të hyrë në BE”, tha Harbers./abcnews.al
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...