Në prag të konferencës së Donatorëve një lajm i mirë vjen nga Holanda. Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok me anë të një videoje ka bërë të ditur se Shqipërisë për dëmet e shkaktuar nga tërmeti vendi i tij do t’i dhurojë 3 milion euro.
Blok, përmes një video mesazhi në Twitter thotë se qëndron pranë Shqipërisë në përpjekjet e rindërtimit.
“Vendet e Ulëta janë të përkushtuara fort që të ndihmojnë Shqipërinë në përpjekjet për rindërtim. Në solidaritet me popullin shqiptar Vendet e ulëta do të dhurojnë 3 milionë euro për rindërtimin” shkruan Blok.
Ndërsa në videon e tij ai thotë:
“Qëndrojmë pranë Shqipërisë pas pasojave të tërmetit, do të dhurojë 3 milion € për përpjekjet e rindërtimit. Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë vitin e kaluar na tronditi të gjithëve. Kam parë pamje të dëmeve, kryeministri Edi Rama dhe kolegu im Gent Cakaj më kanë treguar histori që të thyenin zemrën për qytetarët shqiptarë që ranë viktimë e kësaj fatkeqësie. Bashkë për Shqipërinë” tha Blok.
Kujtojmë se fatura e dëmeve nga tërmetit sipas qeverisë përllogaritet 980 milionë euro, teksa rindërtimi kërkon rreth 1.08 mld euro.
Ndërkohë të hënën në Bruksel mbahet Konferenca e Donatorëve që do të drejtohet nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.
Kryeministri Edi Rama u shpreh dje se është optimist për sa u përket donacioneve që pritet të dhurohen për Shqipërinë të hënën në Bruksel.
https://twitter.com/ministerBlok/status/1228352026993733632
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...