Holanda ishte shteti që para disa ditësh deklaroi një “po” për Shqipërinë. Pas saj, edhe dy shtete të tjera konfirmojnë po-në për Shqipërinë. Holanda ka konsoliduar zyrtarisht vlerësimin pozitiv të përmbushjes së kushtëzimit për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë edhe me mbështetjen e Parlamentin holandez. Po ajo nuk është e vetme.
Mediat në Shqipëri kanë mësuar nga burime zyrtare daneze se Parlamenti i Danimarkës nuk është bërë pengesë për vendimin pozitiv të Qeverisë së Danimarkës lidhur me hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.
Burime daneze kanë thënë për ABC se Parlamenti i Danimarkës nuk i është kundërvënë vendimit të qeverisë daneze për dritën jeshile lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë. Në këtë vendim, qeveria daneze mbështet raportin e Komisionit Evropian të prezantuar në 12 maj në Këshillin e ministrave të Bashkimit Evropian, duke vlerësuar se Shqipëria ka bërë progres të mjaftueshëm për mbajten e konferencës së parë ndërqeveritare BE-Shqipëri.
Ndërkohë, burime zyrtare spanjolle kanë bërë të ditur për ABC qëndrimin zyrtar të Spanjës. Spanja mbështet raportin e Komisionit Europian të 12 majit, sipas të cilit kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare BE-Shqipëri janë përmbushur.
Sipas këtyre burimeve, Spanja konsideron se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë progres lidhur me reformat e integrimit dhe meritojnë fiksimin e një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur (22 qershor). Spanja kundërshton ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, ashtu si shumë shtete të tjera të Bashkimit Evropian.
Burimet zyrtare spanjolle kanë sqaruar për ABC, se sipas procedurave të qeverisë spanjolle, Parlamenti i Spanjës njoftohet për vendimin zyrtar të qeverisë spanjolle lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë, por nuk ka mandat specifik dhe paraprak lidhur me marrjen e këtij vendimi.
Edhe nëse arrihet unanimiteti lidhur me vlerësimin pozitiv për Shqipërinë, çështja e aprovimit të kuadrit negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbahet aktualisht pezull nga Bullgaria për shkak të vetos që i ka vendosur Maqedonisë së Veriut. Kjo veto ka të bëjë me pretendime të autoriteteve bullgare për çështjen e gjuhës dhe historisë lidhur me Maqedoninë e Veriut. Pa aprovimin e kuadrit negociues, nuk mund të fiksohet një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Rrjedhimisht, takimi i 22 qershorit, siç e ka njoftuar paraprakisht ABC, nuk pritet të prodhojë vendim lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Kjo ka më shumë gjasa të ndodhë gjatë presidencës sllovene, që merr kryesinë e Bashkimit Evropian nga 1 korriku deri më 31 dhjetor 2021./albinfo.ch./
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç