Google ADS

Hodhën plehrat në park, polici bashkiak ia “mbledh” italianëve!

00:56 | 20 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Vendosjen e ligjit dhe zbatimin e rregullave kanë filluar që ta ndjejnë edhe të huajt që jetojnë apo vizitojnë kryeqytetin. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka rrëfyer një episod ku tre studentë italianë, të cilët pasi kishin përfunduar piknikun në kodrat e parkut të madh të Liqenit lanë plehrat në vend.

“Ne jemi shumë të hapur ndaj ndryshimeve. Pak më parë ishin tre studentë italianë që pasi mbaruan piknikun lanë qeset aty. Vajti polici i bashkisë dhe u tha: Më fal se keni harruar plehrat. Ne shqiptarët kur shkojmë në Itali jemi korrektë, italiani kur vjen këtu nuk sillet… pse? Sepse sillet sipas sistemit. Po të jetë sistemi rrumpall sillet si rrumpallë dhe po ka ngelur steriotipi që në Shqipëri ti mund të hedhësh plehrat kudo, edhe italiani, edhe zvicerani edhe gjermani kështu e bëjnë.

Në momentin që as këtu nuk lejohet, atëherë do të sillet si në Itali, se në Itali nuk do e bënte. Edhe shqiptarët sa mirë që sillemi në perëndim?! Hajde të sillemi si andej. Ai i forti që vjen me targa angleze në verë, në Angli harroje ta bëjë këtë se e marrin zgupthi, kurse në Shqipëri e bën. Mesazhi që japim në Tiranë është: Si jashtë shtetit! Ndoshta jo çdo gjë është perfekte se e kemi nisur vonë zhvillimin, por nëse s’e ke bërë atje, mos e bëj as këtu”, u shpreh Veliaj./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme