Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Xhaferi është i pari politikan shqiptar që zgjidhet në këtë post në Maqedoninë e Veriut.
65 deputetë votuan pro qeverisë teknike që do të drejtohet nga Xhaferi. Ndërkaq, 3 deputetë votuan kundër. Të pranishëm në seancë, ishin 11 deputetë nga 120 që ka në total Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.
Pas votimit, qeveria teknike bëri betimin, teksa Xhaferi u shpreh se do të zbatojë kushtetutën dhe ligjet e vendit. Qeveria teknike e Xhaferit ka mandat organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 8 maj.
Pjesë e qeverisë teknike do të jetë edhe partia maqedonase opozitare, VMRO DPMNE, e cila do të udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Punës dhe Politikës Sociale. Në ekzekutivin teknik, kjo parti do të ketë edhe tri zëvendëskryeministra, me kompetenca të veçanta.
Ndryshime në postet e tjera ministrore nuk do të ketë. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojnë të udhëheqin ministritë që aktualisht kanë nën drejtim./abcnews.al
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës