Një bebe e porsalindur mbeti qindra milje larg çdo të afërmi, kur nëna e saj e cila ishte një azilkërkuese nga Shqipëria, ndërroi jetë në Spitalin Universitar të Uellist, në Cardi.
Vajza e vogël kishte qëndruar vetëm një orë me nënën e saj, e cila kishte tre muaj në Britani dhe dinte shumë pak anglisht.
Portali WalesOnline, në një shkrim të ditës së sotme ka mundur që të zbulojë të gjithë historinë e gruas shqiptare dhe bebes së saj jetime, pasi arriti të kontaktonte kujdestarët e të miturës në Oxfordshire.
Jeta traumatike e së miturës u bë fillimisht e ditur pas një takimi të bordit të Cardi dhe Vale Health, pasi dy infermiere ia treguan historinë e shqiptares drejtuesve.
Ato shpjeguan sesi nëna e tyre shtatzënë ishte larguar nga Shqipëria dhe kishte mbërritur në Londër në Tetor të 2015 -ës dhe u zhvendos në Cardi, Dhjetorin e vitit të shkuar, pak muaj përpara se të lindte.
Mbetet e paqartë sesi kishte udhëtuar ajo drejt Britanisë. Infermieret shpjeguan se ishte thuajse e pamundur që të komunikoje më të, kur i erdhën dhimbjet e lindjes, pasi në Uells janë vetëm 2 përthyes shqiptarë.
Vajza erdhi në jetë me lindje cezariane në fund të Janarit, por nëna e saj u sëmur shumë kohë më pas nga infeksioni në gjak, i njohur si sepsis dhe vdiq në llim të Shkurtit.
Infermierja, e cila asistoi në lindjen e foshnjes i shkruajti kësaj të fundit një letër, ku i thoshte sesa shumë e donte nëna e saj dhe sa e lumtur kishte qenë kur kishte kuptuar se bebja e saj kishte lindur shëndoshe e mirë.
Në atë kohë, në dokumentet zyrtare shkruhej se foshnja ishte dërguar në një jetimore të përkohshme.
Por sot, WalesOnline shkruan se ka mundur të zbulojë se vajza quhet Angela. Ajo është një fëmijë 18 – muajshe e shëndetshme dhe po rritet nga kushëriri i nënës së saj Klodian Kika, në Oxfordshire.
30-vjeçari është shprehur se Angela tashmë ka një kujdestar ligjor.
“Ndihem i trishtuar kur kthehem prapa në kohë dhe mendoj për të ishim shumë të afërt”
“Angela gëzon shëndet të plotë. Sigurisht nuk ia ka idenë se çfarë ka ndodhur. Ajo më thërret mua babi dhe bashkëshorten time mami. Është shumë e vështirë, shumë e trishtueshme”, tha 30 – vjeçari me profesion piktor dhe dekorues.
Ai u shpreh se e sheh të voglën si vajzën e tij ndërsa zbuloi për gazetën se nëna e Angelas quhej Duhije Kika dhe kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në kërkim të azilit.
“Ishte një njeri i mirë, gazmor dhe i qetë, të gjithë e respektonin”, tha Kika. Klodiani dhe bashkëshortja e tij 28 – vjeçare Ildi Shira, po e rrisin Angelan bashkë me vajzën e tyre 3 – vjeçare Kledis.
Duhije Kika ishte nga Dibra dhe u varros në vendlindjen e saj.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën