Google ADS

Historia e Osamës, 10-vjeçarit shqiptar në kampin Al Hawl të Sirisë

01:16 | 14 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Quhet Osama Fidani 10-vjeçari shqiptar që ndodhet në kampin famëkeq të Al Haël në Siri dhe që u shfaq në një intervistë në televizionin A2CNN në një reportazh të regjistruar atje. Ai djali i një shqiptari nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut i quajtur Bekim Fidani. 6 vjet më parë ai e mori me vete në Siri.

Me zhdukjen e të atit, Osama ndodhet në kamp me dy vëllezërit e tij Fidanin, 14 vjeç, Advanin 8 vjeç dhe motrën që ka lindur në Siri, Rejani 4 vjeç. Me ta ndodhet vetëm nëna që kërkoi ndihmë për t’u kthyer.

“Me na marrë dikush se kushtet i shikoni vetë në televizor. Sepse nuk rrihet këtu sepse është ftohtë” – tha nëna e 10-vjeçarit. Shtëpia e tyre në qendër të Gostivarit qëndron e mbyllur prej 6 vitesh. Vëllai i Bekimit thotë se e njohu menjëherë Osamën.

“E njoha. Kishte ndryshuar, ishte rritur, Kur ikën nga këtu ishin të vegjël. Ishte rritur ishte bërë i madh. Nga tiparet ka ndryshuar shumë pak. Është ashtu si e mbaj mend unë. U ndjemë shumë mirë, faktin që gazetarët tuaj kishin marrë guximin për të hyrë në atë kamp.

Nga ana tjetër, pasi pamë regjistrime u prekëm në aspektin e kushteve se si jetojnë ata në kamp. Vij gati çdo ditë dhe vizitoj shtëpinë e tyre. Kam shumë mall për ta sa nuk përshkruhet. Mbesa quhet Rejani dhe ka lindur atje”, – tha xhaxhai i fëmijëve Habib Fidani.

Ata kanë edhe një mesazh për Bekimin që mendojnë se mbahet në burg nga kurdët të cilit i drejtohen me fjalët: “Kthehu vëlla se ka kush të pret”./lapsi.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme