Të paktë janë zanatçinjtë që i kanë mbetur Shqipërisë. Zhvillimi industrial tashmë ka zëvendësuar çdo gjë, ndërsa puna me dorë kërkon pasion, përkushtim dhe shumë punë. Ne zgjodhëm sot të bëjmë një unazë tek një argjendar në Elbasan, i cili vazhdon të punojë me pasionin e madh, por me metodën e vjetër.
“Kam 25 vite që punoj. Kam mbajtur familjen, nuk jam pasanik, por bëj gjumin e qetë”, thotë argjendari Xhaferr Hasa.
Një unazë në gisht nuk tregon vetëm historinë tënde, pas saj fshihen orë të gjata pune, frymëzimi, por edhe përkushtimi. Tek ajo unazë, agjendari shkruan historinë tënde. Kjo është arsyeja pse ka ende njerëz që zgjedhin punimet me dorë, ato punime që flasin.
Pavarësisht se është një punë e lodhshme, Xhafa ja ka lënë zanatin edhe të birit, sepse ai vazhdon të jetë i dashuruar me historitë që çdo unazë fsheh.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...