Një i ri nga Kukësi u arrestua rreth një javë ma parë në Xhafzotaj të Durrësit dhe do të bëhet i pari shqiptar që do të ekstradohet për të vuajtur dënimin në Britaninë e Madhe pas firmosje së një marrëveshje midis dy vendeve në 2017.
Elton Sefa do të vuajë dënimin për një vrasje të kryer në Londër dhe mediat britanike kanë “shpërthyer” në kronika për 23-vjeçarin, duke zbardhur detaje nga ngjarja për të cilën fajësohet.
I riu kuksian akuzohet për vrasjen e një punëtori ndërtimi, ngjarje e cila fillimisht u dyshua si aksidentale, por më pas rezultoi të ishte e qëllimshme. Ngjarja ka ndodhur më 17 prill 2018, kur viktima John Woodward, 47 vjeç, u gjet i vdekur poshtë një godine, ku punonte bashkë me autorin.
Policia në Londër ka provuar se Sefa e ka goditur 47- vjeçarin disa herë me sende të forta në kokë dhe më pas e ka hedhur nga çatia. Në atë kohë, ai po punonte për riparimin e çatisë së një ndërtese në “Hatton Garden”.
Mediat britanike theksojnë se krimi kishte ndodhur pas një zënke për motive të dobëta.
Hetuesit britanikë menduan fillimisht se 47-vjeçari kishte humbur jetën pasi kishte rënë nga lartësia, por ekzaminimet në trupin e tij shfaqen shenja të goditjeve me sende të forta në kokë.
“John Woodward, 47 vjeç, vdiq pasi u sulmua në punë në Londër, më 17 prill 2018. Ai u gjet i plagosur rëndë në çatinë e “Mastermelts Pressman”, rreth orës 14:40. Policia dhe mjekët e urgjencës shkuan menjëherë në vendngjarje, por në orën 15:07 ai u shpall i vdekur. Sipas ekspertëve mjeko-ligjorë, shkaku i vdekjes ishin traumat e shkaktuara nga goditjet në kokë”, shkruajnë mediat angleze.
Testet e ADN-së çuan në zbulimin si autor të ngjarjes të 23-vjeçarit shqiptar, i cili tashmë është në pritje të ekstradimit në Britani me kërkesë të autoriteteve vendase. Që nga ajo kohë, Elton Sefa ishte kthyer në Shqipëri ku jetonte në shtëpinë e familjarëve në Xhafzotaj të Shijakut.
Para se të identifikohej, ai përshkruhej si një mashkull i bardhë, në mesin e të 20-ave, që kishte veshur një xhaketë blu, një bluzë poshtë saj, xhinse blu dhe çizme pune të zeza. Ai ishte parë nga dëshmitarët duke u nisur nga “Hatton Garden” në stacionin “Chancery Lane”, rreth orës 14:15.
Më 18 prill 2018, një ditë pas ngjarjes, Policia arrestoi në Londër një 24-vjeçar, i cili dyshohej se e kishte ndihmuar autorin për t’u larguar nga Britania./gsh/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...