Mediat britanike kanë risjellë në vëmendje historinë e një bande që furnizoi me 2 milionë dollarë kanabis 3 tregtarë të mëdhenj në qytetin Devon. Ata u dënuan një vit më parë me një total prej 21 vjetësh burg. Banda e drejtuar nga një shqiptar transportoi më shumë se gjysmë ton drogë brenda një viti përpara se të goditej nga policia. Shqiptari me profesion ndërtues, Fatos Meta drejtoi trafikun nga shtëpia e tij në Wolverhampton dhe rekrutoi 3 miq që vepronin si shoferë dhe kujdestarë për 51 dërgesat e drogës.
Ata bënin 2 udhëtime në javë, secili prej të cilëve mbante rreth 13.5 kilogramë kanabis në çantat sportive të markës “Sports Direct”, dhe lëndën narkotike ua dorëzonin 3 tregtarëve të tjerë. Ata vepronin si tregtarë me shumicë duke furnizuar shpërndarësit e rrugës në të gjithë Devonin. Policia shpenzoi javë të tëra duke i mbikëqyrur para se t’i godiste në shtator të vitit të kaluar.
Tabulatet e zbardhura të mesazheve treguan qartë se tregtarët kishin kontakte të rregullt me Metuan dhe korrierët që ai dërgonte me kanabis. Krahu i tij i djathtë ishte shqiptari Roland Toska, i cili bëri disa udhëtime në Devon në një veturë me përkrahësin Kosrat Ali ndërsa ndërlidhësin Mathin Durrani e kishte çuar me një makinë tjetër për të humbur gjurmët.
Të katër shqiptarët pranuan akuzat dhe u dënuan. 46-vjeçari Fatos Metua u dënua me 5 vjet e 4 muaj burg, Roland Toska, 37 vjeç u burgos me 3 vjet e 8 muaj, Mathin Durrani, u dënua për 4 vjet dhe Kosrat Ali, 25 vjeç, do të dënohet më vonë. Britanikët Aidan Northern, Steven Ëalters dhe Gulam Choudhury, u burgosën me nga 2 vjet e 8 muaj secili.
Tashmë në bazë të Ligjit të të Ardhurave të Krimit, autoritetet britanike gjurmuan asete me vlerë 148 237 paund të Fatos Metës. Ai do të detyrohet të shesë një shtëpi që zotëron në Wolverhampton dhe aksionet që ai zotëronte në kompaninë e tij të ndërtimit për të paguar urdhrin e konfiskimit. Bashkëshortja e tij, e cila jeton në Shqipëri me fëmijët e tij, pretendoi se ajo zotëronte gjysmën e pasurive të tij, por ky pretendim u hodh poshtë nga gjyqtari Timothy Rose në gjykatën e Exeter.
Gjykatësi vuri vulën me një urdhër të dakorduar që përcaktonte shifrën e përfitimit në 1,7 milionë paund. Ai duhet të kthejë paratë në 3 muaj ose të vuajë 15 muaj më shumë në burg. Ali Kosrat u urdhërua të shlyente 13 mijë paund brenda 3 muajve ose do të dënohej me muaj shtesë./lapsi.al/
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...