Mëngjesin e sotëm Gjirokastra është tronditur nga një ngjarje e rëndë.
Një 70-vjeçar, Apostol Kosta ka varë më armë zjarri 2 të afërm të tij.
Bashkëshortët Afërdita, 49 vjeç dhe Aleks Kosta, 66 vjeç, janë qëlluar me kallashnikov nga Apostol Kosta dhe kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.
Më pas autori ka qëlluar edhe veten dhe për momentin ndodhet në gjendje të rënd ënë spital. Autori Apostol Kosta është djali i xhaxhait i Aleks Kostës.
Sipas burimeve të Lapsi.al shkak për ngjajen është bërë një sherr për një mur ndarës me dërrasa në pronën e tyre.
Po ashtu mësohet se ky mur ndarës me dërrasa ka qenë një mollë sherri mes tyre.
Çifti kishte fituar së fundmi edhe një gjyq pikërisht për këtë gardh.
Ndërkohë, çifti i vrarë sot është disi i njohur nga publiku, pasi janarin e këtij viti kanë qenë protagonistë edhe në rubrikën ‘Ka një mesazh për ty’ në E diela Shqiptare. Ka qenë Afërdita Kosta ajo që i ka bërë një surprizë burrit të saj për të mos lënë pa dore pasioni e tij për muzikën.
Pas një periudhe emigracioni në Greqi, instrumentisti nga Gjirokastra tregoi se i ishte dashur të shkëputej nga muzika, dhe sado që tani përpiqej, ndiente se nuk po kthehej dot tek dashuria e tij e madhe. Aleks Kosta kishte pasur një martesë më parë, ashtu sikurse Afërdita, e cila kishte edhe një djalë 18-vjeçar, Harin, me bashkëshortin e parë me të cilin ishin ndarë shumë miqësisht. Lapsi.al
Informacioni i policisë:
Policia mori njoftim se rreth orës 07:25, në lagjen Palorto, Gjirokastër ka patur të shtëna me armë zjarri.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanstatuan se shtetasi Apostol Kosta është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë zjarri mbi shtetasit A.K, 66 vjeç dhe A.K, 49 vjeçe (bashkëshortë).Për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit A.K dhe A.K, ndërsa autori ka tentuar të kryej vetvrasje. Ai ndodhet i plagosur në spital në gjendje të rënde. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësie.Në vend kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...