“Jeta më shkoi në vetmi”.. Për 55-vjeçarin, vetëm ditët e fëmijërisë në zonën e Gollobordës kanë qenë të lumtura. Pasi mbaroi ushtrinë në 87-ën, Refik Furgali u largua nga vendlindja drejt Tiranës për një jetë më të mire. Por atë e priste burgu politik.
“4 vjet në Spaç, 4 vjet në Burrel..nëpër kazerma, mjegull, sterrë i zi ishte, pa bukë, 1 vakt bukë haja. Me shqelm e sillte pjatën gardiani”, tregon Refiku.
Pasi rifitoi lirinë, Refiku filloi të merrej me ndërtim. “Me pastërti të ndershme, kam punuar në ndershmëri, jam usta. Zona e Gollobordës, duart flori”, shprehet ai.
Por humbja e shtëpisë në firmat piramidale solli një tjetër kthesë në jetën e 55-vjeçarit. Sot, në mes të katër rrugëve ditën ai mbledh kanaçe dhe i shet ato natën fshehurazi.
“Unë fshihem vetëm nga policia bashkiake natën, ja ♪5oj firmës që i grumbullon natën nga frika nëpër rrugicat”, tregon Refiku.
Gjumin e bën nën hijen e një peme, megjithatë nuk pranon lëmoshët e të tjerëve. Por Refiku nuk është personi i vetëm në situatë rruge.
Sipas një studimi të qendrës “T’reja” në dy muajt e fundit, në kryeqytet ndodhen rreth 147 individë në të njëjtën situatë, që i përkasin më së shumti grupmoshave 30 deri në 40 vjeç.
Top Channel
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...