Foto të pacensuaruara të fytyrës së vajzës 19-vjeçare shqiptare të arrestuar se varu foshnjën e vet të porsalindur janë publikuar nga mediat greke, e bashkë me to edhe një pjesë të dëshmisë së saj, dhënë pas arrestimit.
Vajza, e quajtur Hara u arrestua bashkë me nënë e saj 54-vjeçare, pasi hetuesit grekë zbardhën vrasjen e një foshnjeje të sapolindur, e cila është gjetur e mbytur në kazanin e plehrave në një lagje të Athinës, 3 muaj më parë. Të dyja janë me nënshtetësi greke dhe origjinë nga Shqipëria.
Në dëshminë e saj, raporton “Espresso”, Hara 19-vjeçare ka zbuluar se ka pasur disa partnerë seksualë me të cilët ka kryer marrëdhënie pa masa mbrojtëse. Gjithashtu, ka zbuluar se një rast ka abortuar në spitalin Alexandra në Athinë, pasi partneri ishte i dhunshëm ndaj saj. Rast ky, sipas dëshmisë së vajzës i ndodhur rreth dy ditë më parë.
Sipas dëshmisë që ka dhënë 19-vjeçarja, ajo kishte kuptuar se kishte ngelur shtatzënë pas lidhjes së fundit që ka pasur me një djalë grek të quajtur Kostasin, disa muaj më vonë. Por, në kushtet ku ajo jetonte, vetëm me nënën dhe të vëllanë, nuk donte që ata ta mësonin të vërtetën dhe e ka mbajtur të fshehtë deri ditën që e kanë kapur dhimbjet e lindjes.
Ajo e solli në jetë e vetme fëmijën e saj, në tualetin e shtëpisë në lagjen “Petroupoli” të kryeqytetit. Madje i ka dhënë edhe për të pirë gji, por më pas – sipas dëshmisë së saj, – i ka vënë kartopecetat në gojë që të mos dëgjohej e qara e fëmijës. Më vonë i ka lidhur një kordon rreth grykës dhe e ka mbytur.
Pas aktit barbar të saj ka thirrur nënën e vet, i ka treguar të vërtetën dhe i ka kërkuar një qese plastike për të futur foshnjen. Kur nëna ka parë se fëmija kishte vdekur, e ka hedhur atë në një kazan mbeturinash të lagjes, ku e ka gjetur një ditë më vonë rastësisht një plaçkaxhi.
19-vjeçarja ka dëshmuar gjithashtu se, pas disa ditësh kaloi pranë kazanit të mbeturinave dhe vendosi lule, në mënyrë që ta falte Zoti për gabimin e bërë.
Organet greke kanë hetuar për më shumë se 3 muaj për këtë ngjarje makabre të ndodhur shkurtin e kaluar, e me ndihmën e teknologjisë dhe krahasimeve të ADN-së së më shumë se 60 vajzave të zonës nën moshën 25-vjeçare, disa prej të cilave me probleme sociale, kanë arritur të gjejnë nënën vrastare.
Dy gratë janë çuar këtë të hënë te prokurori, i cili ka formuluar akuzat ndaj tyre, “vrasje me paramendim” për 19-vjeçaren dhe “bashkëpunim në vrasje” për nënën e saj./Lapsi.al
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”