Ish-ushtaraku, Dritan Goxhaj, ka folur në lidhje me incidentet brenda uzinës ushtarake të Gramshit e Poliçanit, ku u arrestuan 7 shtetas të huaj.
Për RTV Ora, Goxhaj tha se çekët dhe rusët kanë shkelur ligjet e Republikës së Shqipërisë, pasi sipas tij nuk lejohet hyrja dhe filmimi në zonat e ushtarake.
Dritan Goxhaj: Ajo që bie në sy është diferencimi i të dyja palëve, ndoshta për shkak të nacionalitetit rusë. Të dyja palët kanë bërë shkelje të ligjeve në Republikën e Shqipërisë. Nuk lejohet as hyrja dhe as filmimi nëpër zona ushtarake, jo vetëm në Republikën e Shqipërisë, por në çfarëdolloj vendi të botës, qoftë dhe në Poliçan.
Shteti ishte në gjumë, është e pamundur që rusët të jenë në Gramsh dhe mos të merrej vesh, sepse Gramshi është një vend i vogël. Po mos të kishte ndodhur përplasja rusët, do të kishin vazhduar, do të kishin ikur dhe në rast se do të ishin spiunazh do të kishin mbaruar punën e tyre dhe shteti jonë flinte gjumë. Uzina nuk është me efekt të plot, dhe nuk ishte në gjendje pune, sepse po të ishte kështu do të kishte më shumë roje.
Rusët dhe ukrainasit nuk ishin të kujdesur e kjo tregon se nuk i përket një grupi të strukturuar, por mund të jenë të përdorura nga grupe të tjera pa dijeninë e tyre.
Sipas tij Shqipëria nuk ka marrë asnjë masë përsa i përket aspektit të sigurisë sepse përndryshe kjo nuk do të kishte ndodhur. Goxhaj theksoi se personat që u futën në uzina nuk kanë ardhur nga hiçi, ndërsa theksoi se para tyre mund të kenë ardhur dhe të tjerë.
Dritan Goxhaj: Shqipëria nuk ka marrë asnjë masë në aspektin e sigurisë, pasi po të kishte marrë masa kjo sdo të kishte ndodhur. Personat që kanë ardhur nuk erdhën nga hiçi, dikush u ka treguar se ku do të shkojnë. Kjo do të thotë se dikush para tyre do të ketë qenë. Kanë qenë të tjerë para por nuk janë kapur. Te ne siguria nuk ka funksionuar.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...