Banesa që shohim është ndërtuar dekada më parë me gurë e baltë dhe e mbuluar me dërrasa guri.
E vjetër dhe e amortizuar, ajo të ngjason me një banesë të braktisur, por në fakt brenda saj jeton i vetëm 76-vjeçari, Ethem Shahini.
Gjithë jetën e tij ai e kaloi çoban maleve e se pati fatin kurrë të ndërtonte familje.
Që prej vitit 1962 kur Ethemit i vdiqën prindërit ai jeton i vetëm mes maleve në këtë banesë, e cila mund të shëmbet nga çasti në çast. Mosha dhe vetmia e ka berë të kërrusur e të heshtur 76-vjeçarin që jeton krejt i vetëm në fshatin Snosëm të Gramshit.
Kur ke lindur?
Ethem Shahini: Në vitin 1943
Me kë jeton këtu në këtë banesë mes malesh që thuasje vetëm emrin ka të tillë?
Ethem Shahini: I vetëm që në vitin 1962 kur prindërit më vdiqën, 57 vite i vetëm
Çfarë pune ke bërë gjithë jetën tënde?
Ethem Shahini: Kam punuar çoban gjithë jetën kur ishin kooperativat. Me ndërrimin e sistemit pata disa bagëti vetë, por tani kam rreth dhjetë vite që rri i mbyllur në këtë banesë pasi s’kam fuqi për asgjë më.
Ke krijuar familje?
Ethem Shahini: Jo, e tillë më ka ardhur jeta e s’munda të krijoj.
Ke pas njohur ndonjëherë ndonjë femër?
Ethem Shahini: Jo, kurrë
Po pse?
Ethem Shahini: Në vitet kur më vdiqën prindërit unë mbeta vetëm, i varfër isha e në atë kohë, jetim, çoban në male dhe kur dilja në fshat me rroba të vjetra, me shtëpi me baltë e kush do ishte ajo femër që mund të pranonte shikimin tim.
Po pas viteve 90-të pse nuk u largove në emigracion?
Ethem Shahini: Kur u shkrinë kooperativat unë isha çoban e brigadieri më dha disa bagëti e u mora me to. Vitet ikën unë mbeta me to.
Si është jeta për ty ?
Ethem Shahini: Më mirë i vdekur se të jetosh si unë. Kur isha i ri se mendova se një ditë do përfundoja në këtë gjendje ku s’jam i zoti të ndez as zjarrin./b.w
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...