Banesat që do të ndërtohen për të strehuar familjet e dëmtuara nga tërmeti përjashtohen të gjitha nga tatimi mbi vlerën e shtuar.
Qeveria ka zyrtarizuar vendimin, i cili heq TVSH-në për të gjitha ndërtimet e banesave, veprave publike, por edhe objekteve të tjera që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Sipas vendimit, nga TVSH-ja përjashtohen jo vetëm ndërtimet që financohen me fondet e buxhetit të shtetit, por edhe banesat e ndërtuara nga organizatat jo fitimprurëse dhe fondacionet bamirëse. Tatimi hiqet në të gjithë zinxhirin duke filluar që nga importi apo blerja e materialeve.
Por si do të jetë procedura e përjashtimit? Sipas vendimit të qeverisë, kompanitë ndërtuese duhet të pajisen me autorizim nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve. Për këtë kompanitë e ndërtimit duhet të bëjnë kërkesë tek tatimet duke paraqitur kontratën me institucionin prokurues ose me organizatën bamirëse si dhe preventivin e punimeve. Brenda pesë ditëve nga paraqitja e kërkesës drejtoria e tatimeve është e detyruar të lëshojë autorizimin ose ti kërkojë kompanisë dokumentacion shtesë nëse aplikimi nuk është i plotë.
Ndërsa për të përfituar heqjen e TVSH-së për importin e materialeve të ndërtimit, kompanitë duhet të pajisen me autorizim nga drejtoria e doganave. Edhe në këtë rast ndiqet e njëjta procedurë.
Sipas të dhënave zyrtare nga qeveria, programi i rindërtimit parashikon ndërtimin e mbi 17 mijë banesave dhe një sërë veprave publike, për një faturë totale e cila llogaritet në gati 1 miliardë euro./TCH
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...