Numri i qytetarëve që vuajnë nga hipertensioni është i lartë, madje nuk kursen as moshat e reja. Sipas mjekëve lidhet me rritjen e jetëgjatësisë, por shkak kryesor është stili i jetesës dhe kuzhina mesdhetare që ne përdorim, ku çdo ushqim përmban kripë.
Shefi i shërbimit të sëmundjeve interne, profesor Mihal Tase, sugjeron reduktimin e kripës në ushqim.
Por sa gram kripë duhet të konsumojmë në ditë?
““Një individ nuk duhet të konsumojë më shumë 2-4 gram kripë në ditë dhe kur kemi parasysh këto vlera, themi për çdo gjë që përfshihet në ushqim sepse buka vetë ka kripë, gjella përmban kripë, djathi gjithashtu dhe po ti mbledhësh të gjitha bashkë shkon jashtëzakonisht shumë sepse që nga sallamërat, ushqimet e konservuara dhe të tjerat kanë si bazë kripën. Të paktën 30-40 përqind e hipertonikëve e kanë tensionin të lidhur me kripën”, shprehet Tase.
Për të gjithë ata që kanë vlera të larta të tensionit përveç mjekimit, ai sugjeron dhe një dietë ushqimore, sigurisht pa alkool dhe pa yndyrë.
“Perime, fruta por jo ato me shume sheqer, fruta të thata, arra, lajthi, bajame, po të hash çdo ditë 4 -5 kokrra bën shumë mirë për hipertensionin arterial”, rekomandon Tase.
Kjo dietë sigurisht duhet të shoqërohet edhe me aktivitet fizik dhe sipas tij nëse ndiqet në mënyrë rigoroze i ul vlerat e larta të tensionit po aq sa medikamentet.
Ajo që sugjerohet është 7-10 km ecje në ditë, jo ushtrime force, por aerobi./TCH
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...