Ministri Klosi pohon se megjithë angazhimin e qeverisë, nga miratimi i VKM-së për “Stacionet e plazhit” tek ndryshimet në kodin penal për të dënuar përsëritësit e zhurmave në plazhe, për sezon veror më të përgatitur, e vërteta në terren tregon se bashkitë janë ende larg zbatimit të tyre.
“Jemi shumë mbrapa në kuadër të përgatitjeve të sezonit të ri turistik. Është e pafalshme që ne duke menduar gjithë kohën për fushatën elektorale, sidomos bashkitë që mbase është edhe e natyrshme pothuajse kemi lënë pas dore përgatitjet për sezonin turistik. Akoma nuk kemi të sistemuar ndarjen e plazheve nga bashkitë. Sipas kërkesës së Këshillit të Ministrave, kjo duhet të kishte ndodhur që në fillim të muajit Maj. Jemi në Qershor dhe akoma plazhet nuk janë ndarë. Vendosja e bovave të lundrimit dhe të kontrollit të kufizimit të mjeteve të shpejtësisë, vitin e kaluar ka qenë në perfeksion. Në vend që të shkojmë duke progresuar mbi detyrat që i kemi vënë vetes për të realizuar një shërbim më cilësor dhe jetë më të sigurtë për pushuesit në plazhet tona, shkojmë mbrapsht!”, tha ministri Klosi.
Sipas tij, rritja e numrit të turistëve jo me dhjetëra por me milionë nga një vit në tjetrin bën që të shtohen përgjegjësitë, për këtë arsye është e patolerueshme që të mos ketë kontrolle mbi operatorët, që ofrojnë shërbime turistike, si edhe tek udhërrëfyesit turistikë, që shoqërojnë turistët edhe në zona me një lloj rrezikshmërie.
“Parvjet kishim vetëm 2 anije, sot në Vlorë kemi të licensuara 26 dhe këto të 26-ta duhet të jenë të kontrolluara, të certifikuara dhe të disafishojmë kërkesën e llogarisë përsa i përket sigurisë teknike të këtyre mjeteve. Kjo është detyrë immediate, nuk ka asnjë ditë kohë që ne të kemi një kontroll sa më të rreptë përsa i përket cilësisë së shërbimit të tyre”, tha ministri Klosi. Një tjetër problem sipas tij, është ai i zhurmave në plazhe, kontrolle që nuk do të ushtrohen më nga inspektorati i Mjedisit, por nga Forcat e Rendit, të cilët do të dënojnë penalisht përsëritësit e zhurmave.
“I kërkoj kryetarit të bashkisë jo vetëm të Himarës, por sidomos edhe të Sarandës për problematikat që ka Saranda edhe të Vlorës që të mos humbin vemendjen përsa i përket pastërtisë. Fushata elektorale nuk duhet të ndikojë në menaxhimin e aspekteve që kanë të bëjnë sidomos me sigurinë dhe pastërtinë në sezonin turistik”, tha ministri Klosi./BW
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...