Këshilli Bashkiak i Himarës do të mblidhet sot për të zgjedhur se cili prej 2 nënkryetarëve do të drejtojë bashkinë e qytetit, në kushtet kur dy kryetarët janë në burg.
Fredi Beleri, i cili u fitoi zgjedhjet e vitit të kaluar, u arrestua për blerje votash dhe është dënuar nga Gjykata e Posaçme, por çështja ka kaluar në Apel. Kryetari në detyrë që ishte, Jorgo Goro i cili humbi zgjedhjet e vitit 2023, u arrestua pak ditë më parë nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqe toke në Dhërmi.
Në mungesë të tyre, sipas ligjit, detyrën e kryetarit e merr përkohësisht nënkryetari i Bashkisë. Por Himara ka dy të tillë të emëruar më parë nga Jorgo Goro, e në këtë situatë, është Këshilli Bashkiak i Himarës që do të mblidhet sot për të votuar se cili prej tyre do të komandohet në detyrën e kryetarit të bashkisë.
Dy nënkryetarët janë Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria.
Njëri prej tyre që do të zgjidhet, do të drejtojë bashkinë deri kur gjykata të shprehet me vendim të formës së prerë për fatin e Fredi Belerit, i dënuar me 2 vjet burg në Shkallën e Parë.
Nëse vendimi konfirmohet në Apel, Himara do të duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme./tvklan.al
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...
Fitimi, Sarës: Sa do kisha shanse me ty jashtë, nga 1 tek 10