E shtuna shënon 24 orët e heshtjes zgjedhore dhe të dielën himarjotët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre 14 muaj pasi ia besuan drejtimin e institucionit Fredi Belerit.
Me Belerin pas hekurave, tashmë eurodeputet për Greqinë dhe të dënuar zyrtarisht me 2 vite heqje lire për krime zgjedhore, KQZ shpalli vakancën dhe Presidenti dekretoi 4 gushtin si datë të zgjedhjeve.
Në garë përballë njëri-tjetrit PD dhe PS kanë zgjedhur të vendosin dy minoritarët, Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo.
Teksa edhe pak orë në ndajnë nga mbyllja e fushatës, në KZAZ nr. 88 të qytetit bregdetar kanë mbërritur edhe materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë.
Nën administrimin e KQZ-së dhe me ndihmën e policisë së shtetit baza materiale për 36 qendra votimi u dërgua sot në Himarë. Së bashku me kutitë e votimit, fletët e votimit dhe dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, u dërguan edhe pajisjet e identifikimit elektronik (PEI), kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit dhe kamerat regjistruese/monitoruese që vendosen në tavolinat e numërimit të votave (VNV).
KQZ ka menduar edhe për zgjedhësit që nuk shikojnë, duke siguruar shabllonin e fletës së votimit me alfabetin Braille në çdo qendër votimi.
Materialet zgjedhore do të shpërndahen drejt qendrave të votimit gjatë orëve të para të ditës së dielë, në mënyrë që të gjithë qendrat e votimit të jenë gati për qytetarët për të ushtruar të drejtën e votës më 4 gusht./A2CNN
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...