Hetimi i Prokurorisë së Tiranës mbi privatizimin e OSSH-së nga firma çeke CEZ në vitin 2006 duket se ka ngecur në një pikë delikate, pasi të dyshuarit kryesorë, që mund të kenë dijeni mbi negociatat që janë bërë dhe përfitimet që kanë ardhur nga ky privatizim, në asnjë moment nuk janë vënë në dispozicion të organit të akzuës, për të dhënë dëshmitë e tyre.
Bëhet fjalë për shtetasin kosovar, Nue Kalaj, i cili dyshohet se ka marrë rreth 7 milionë euro si shpërblim për mbylljen e marrëveshjes së privatizimit, si dhe për drejtuesit e lartë të CEZ-it, të cilët pranuan marrëveshjen.
Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës, e cila është në limitet e saj të hetimit, iu ka dërguar një letërporosi autoriteteve të Kosovës, të cilave u kërkon marrjen në pyetje të Nue Kalajt. Një tjetër letërporosi iu është dërguar edhe autoriteteve çeke, ku u kërkohet pyetja e ish-drejtuesve të lartë të CEZ-it.
Marrja e këtyre dëshmive ka qenë edhe një nga detyrat që Gjykata e Tiranës i la Prokurorisë, kur vendosi mospranimin e pushimit të hetimeve pa marrë më parë dëshmitë e këtyre personave. Ky hetim nisi pas Komisionit hetimor parlamentar për privatizmin e OSSH-së, ku mazhoranca dhe opozita si gjithnjë dolën me raporte të ndryshme./T.CH
Osmani takon komandantin e KFOR-it: Sulmi terrorist ndaj inf...
Sulmi në Ibër Lepenc, Osmani priti në takim ambasadorë të sh...
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...