Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar bashkisë që të mos shembet asnjë objekt i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit pa u njoftuar paraprakisht, me qëllim që gjatë këtij procesi të asistojë grupi hetimor.
Në të njëjtën kohë, prokuroria i kërkon Bashkisë dhe Policisë listën e objekteve të dëmtuara. Përmes një shkrese të dytë, akuza njofton se megjithëse procedimi penal është regjistruar prej 27 nëntorit, akoma nuk ka siguruar dokumentet zyrtare mbi të cilat do të mbështetet një pjesë e hetimit.
Referuar njoftimit zyrtar, Bashkia dhe policia duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor të ndërtesave apo banesave tek të cilat kanë konstatuar dëmtime nga tërmeti brenda datës 5 dhjetor.
Por nga Durrësi, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj siguroi se askush nuk do të vërë dorë mbi një pallat pa u marrë më parë të gjithë provat e nevojshme për hetimin, ndërsa shtoi se ajo që nuk do të varroset kurrë është përgjegjësia e gjithkujt që ka lidhje me pasojat e tërmetit.
“Askush nuk vë gishtin mbi një pallat pa u marrë të gjitha provat, aktualisht jemi përqendruar vetëm tek banesat kolektive, më pas do vijojmë edhe me ato private, por banesat kolektive janë prioritet absolut i momentit”, tha Lleshaj.
Ndërkohë, një ndërtesë 6-katëshe e cila ishte dëmtuar shumë nga tërmeti i 26 nëntorit, është shembur pasditen e të martës në Durrës.
Ekspertët xhenio të Forcave të Armatosura punuan rreth 4 orë për të shpërthyer me telekomandim këtë ndërtesë 6-katëshe në zonën e Plazhit e cila fillimisht ka pasur vetëm tri kate dhe më pas ka bërë edhe tri kate shtesë.
Prokurorë dhe agjentë të krimeve të policisë së Durrësit, para shpërthimit kanë marrë të gjitha provat që u duhen për hetimet lidhur me cilësinë e ndërtimeve.
Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, për shembjen me shpërthim të kontrolluar të ndërtesës u përdorën 3 kg lëndë plasëse e llojit tritol, C4, por procesi ishte i vështirë pasi përbri me ndërtesën që do të shembej ndodhen 2 ndërtesa që nuk kanë pësuar asnjë dëm nga tërmeti, por që fatmirësisht nuk pësuan asnjë dëm nga as shpërthimi i sotëm. /Euronews.al/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...