Google ADS

Hetimi për koncesionin e sterilizimit/ SPAK i komunikon akuzën ish-ministrit Beqaj

09:58 | 18 Mars 2024
L G

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të hëne.

SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen dhe Eni Ferhatit, ish-ministrit i është komunikuar akuza shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim për koncesionin e sterilizimit.

Kujtojmë se ish-ministri dhe 8 persona të tjerë, mes tyre ish-zyrtarë dhe biznesmenë, janë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për dosjen për koncesionin e sterilizimit.

Ish-ministri Beqaj ka mohuar akuzën e shpërdorimit të detyrës në daljet e tij mediatike, ndërsa ka qenë i hapur për hetime./euronews

Të ngjashme