Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se nuk shqetësohet nëse hetimi rreth impianteve të djegies së plehrave, të njohur si incineratorët, mund të nxjerrë emra të ministrave apo ish-ministrave të Qeverisë.
Në një interviste për Zërin e Amerikës, Rama ka theksuar se reforma në drejtësi është bërë pikërisht për raste të tilla të korrupsionit.
Ai ka shtuar se të gjithë zyrtarët që “kanë ngjyer gishtin apo dorën” në një proces, duhet të marrin ndëshkimin e merituar.
“Unë e kam thënë se reforma në drejtësi bëhet për një drejtësi të drejtë, as të majtë as të djathtë. Nga ana tjetër përgjegjësia për rolin e çfarëdo qoftë në jetën publike është një përgjegjësi individuale”, ka thënë Rama.
Në Shqipëri po kryhen dy hetime paralele për dyshime mbi abuzime fondesh dhe korrupsion në ndërtimin dhe operimin e inceneratorëve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Hetimet por kryen nga një Komision Hetimor Parlamentar dhe nga Prokuroria e Posaçme, i njohur si SPAK. /Telegrafi/
Ambasadori Dugolli: I trishtuar nga sulmi i tmerrshëm terror...
Të shtëna me armë në Mal të Zi, raportohet për disa viktima
Nga sot energjia elektrike në Maqedoni më shtrenjtë për 0.92...
Trump reagon ashpër pas tragjedisë në New Orleans
Veriu s’gjeti qetësi as në 2024-ën, sfidat për autoritetet e...
“Shumë të egra janë”, banorët komentojnë sjelljet e Drenushë...