Google ADS

Hetimet për vrasjen e shqiptarit në Islandë, mes 9 të arrestuareve edhe shqiptarë

10:27 | 19 Shkurt 2021
Arbresh.info

Nëntë persona nga Islanda, Spanja, Shqipëria dhe Lituania janë në paraburgim për vrasjen e Armando Beqirit në Islandë, më 13 shkurt.

Dy persona u arrestuan të enjten, më 18 shkurt, ndërkohë që askush nuk ka pranuar krimin në polici.

Urdhri i ndalimit për shtetasin nga Lituania, i cili u arrestua i pari skadon nesër dhe një vendim i ri do të merret për vazhdimin e urdhrit.

Armando Beqiri u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij.

Nëntë persona ndodhen tani në paraburgimdhe pritet vendimi për ta.

“Këta persona janë nga Spanja, Shqipëria dhe Lituania,” tha Margeir Sveinsson, ndihmës shef i policisë.

Ai tha se askush nuk ka raportuar asgjë në mënyrë vullnetare dhe policia po punon për të marrë informacione në lidhje me ngjarjen./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme