Veprimet e policisë më 31 mars në Rrugën e Kombit, ku Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u përleshën me protestuesit do të kalojë në sitë.
Pak para se të raportonte në Kuvend, drejtorja e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave la të kuptohet se po verifikohen procedurat standarde të ndjekura ditën e tubimit, ku të lënduar mbetën 12 efektivë dhe dhjetra protestues.
“Ne kemi nisur një inspektim në bazë të detyrimit ligjor dhe shërbimit që un përfaqësoj”, deklaroi drejtorja e SHÇBA, Anila Trimi.
Për sjelljen e policisë ditën e protestës kundër taksës në Rrugën e Kombit, që përfundoi me djegien e kabinave të koncesionarit mësohet se po heton edhe Prokuroria e Kukësit, pasi ka dyshime për veprime arbitrare.
Ditën e protestës u panë efektivë që qëllonin qytetarë me shkopa gome dhe gurë si reagim ndaj sulmit të protestuesve.
Nga hetimi paraprak dyshohet se policia vendore nuk kishte marrë masat e duhura dhe nuk kishte plan në situatë agravimi të protestës.
23 protestues u arrestuan pas protestës, nga të cilët 11 vijojnë të jenë në qeli./Top Channel
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...