Ripërsëritja e testimit të anuluar për 470 oficerët e policisë për gradën “komisar” nuk u zhvillua as këtë të enjte.
Zyrtarisht thuhet se për shkak të riformulimit të tezës nevojitet më shumë kohë. Ndërkohë, pas verifikimeve, burime nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) thonë se për testimin e datës 7 nëntor është referuar në Prokurorinë e Tiranës një kallzim penal për shpërdorim detyre.
Në urdhrin për anulimin e këtij testimi, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu theksonte se janë konstatuar mangësi që kanë cenuar integritetin e procesit. Ndërkohë, oficerë të shumtë në lidhje me këtë rast të paprecedentë i janë drejtuar Sindikatës së Policisë, e cila ka këtë qëndrim.
“Ne e konsiderojmë një veprim arbitrar. Dënimet kolektive janë të papranueshme. Drejtori i përgjithshëm të thotë arsyet e anulimit”, tha Sadetin Fishta.
Disa oficerë ankohen se ditën e testimit teza doli dhe u kopjua, ndërsa të tjerë pretendojnë se anulimi i testimit u bë kur nga rezultatet dolën fitues për 130 vende vakante jo emrat e “preferuar”./Tch
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...