Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar nga çadra e protestës lidhur me lajmet e qarkulluara në shtypin shqiptar për shkarkimin e ministrit të Brendshëm.
“Heqja e Tahirit është vetëm një truk për t’u hedhur hi syve shqiptarëve, ndërkombëtarëve dhe protestuesve”, ka thënë Basha, duke shtuar se, prej tre vitesh PD ka kërkuar dorëheqjen e Tahirit për lidhjet e tij me krimin, shkruan Top Channel.
Basha ka theksuar se, opozita nuk është mbledhur për të kërkuar koka turku, por për të kërkuar zgjedhje të lira dhe sipas standardeve europiane. “Qëndresa jonë do të vazhdojë deri në krijimin e një qeverie teknike”, ka thënë Basha.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...