Nga sot, në Ballkanin Perëndimor nis zbatimi i komunikimit pa roaming.
Ky fakt, është komentuar dhe nga ish minsitri i Jashtëm Ditmir Bushati i cili tregon se bashkëpunimi rajonal sjell përfitime kur ka vullnet politik.
Në një postim në rrjetet sociale Bushati thotë se është rezultat i prekshëm në kuadrin e procesit të Berlinit ku Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit dhe BE janë lehtësues të këtij procesi.
“Sot është dita e parë e #romanginfree në Ballkanin Perëndimor. Një rezultat i prekshëm për qytetarët në kuadrin e Procesit të Berlinit që tregon se bashkëpunimi rajonal sjell përfitime kur ekziston vullneti politik. Faleminderit Rcc dhe BE për lehtësimin e këtij procesi!”, shkruan Bushati në Twitter.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...