Helmoi vjehrrën, arrestohet nusja

21:35 | 13 Mars 2018
Arbresh.info

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Heshtja e zgjatur”, duke vënë në pranga 4 persona.

Është bërë e mundur zbardhje e një ngjarje të ndodhur më 30 prill 2017, ku është vrarë shtetasja L.L.

Pas hetimeve rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së kësaj shtetaseje, është shtetasja Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës.

Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorësisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrëveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës.

Në pranga janë vënë: 1. Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiranë, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare“, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

2. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

3. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

4. Arben Saliu , 41 vjeç, banues në Tiranë , për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme