Të paktën 30 persona kanë përfunduar në spital në Bulqizë, si pasojë e helmimit nga uji i pijshëm.
Mësohet se të gjithë personat janë nga qyteti i Bulqizës.
Sipas mjekëve numri i personave, të cilët helmohen nga uji i pijshëm është në rritje.
Korrespondenti i RTV Ora në Bulqizë raporton se situata është nën kontroll dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e normalizuar, por nëse do të ketë komplikacione, ata do të dërgohen në spitalin e Peshkopisë ose në Tiranë.
Ndërkohë Ndërmjarrja e Ujësjellësit në Bulqizë ka deklaruar se janë marrë analizat dhe janë dërguar në laborator, por do të duhet 48 orë për të marrë përgjigjet.
Rrjeti i ujësjellësit në Bulqizë është bërë vite më parë dhe tubacionet janë të amortizuara.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030