Helmohen 50 dasmorë në Durrës

12:37 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Dita e dasmës është dita më e lumtur e jetës për një çift.
Por gëzimi i dasmës u ka kushtuar shtrenjtë disa dasmorëve në Shijak. Pas dasmës raportohet të jenë shtruar në spital rreth 50 dasmorë.

Nga të dhënat e para mësohet se në orët e para të mëngjesit në spitalin e Durrësit janë paraqitur me shqetësime serioze 50 persona, të gjithë që kishin qenë në një dasmë në Shijak.

Burime nga spitali bëjnë me dije se ata u paraqitën me simptomat e qarta të një helmimi nga ushqimi, por ende nuk është përcaktuar se cfarë ushqimi u ka bërë keq.

Nga të paraqiturit në urgjencë, 38 persona kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar, ndërkohë që 12 prej tyre janë shtruar, pasi gjendja e tyre paraqitet më kritike

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme