Temperaturat kanë shënuar pikun ndërsa produktet ushqimore vijojnë të tregtohen në të njëjtat kushte. Të ekspozuara ndaj diellit. Në mjedise të hapura. Shpesh jashtë çdo standardi higjieno-sanitar. Pavarësisht kësaj shume, qytetarët blejnë të pa shqetësuar.
Kjo deri në momentin që për shkak të problemeve që iu shkakton konsumi i ushqimeve të pasigurta detyrohen të kërkojnë ndihmën e mjekut. Vetëm gjatë kësaj fundjave kryesisht për këtë arsye rreth 380 raste janë paraqitur në urgjencën e shërbimit infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
“Ne kryesisht i lidhim me mënyrat e të ushqyerit. Ushqimet jo kudo dhe kurdo ruhen ashtu si duhet dhe ne jo gjithnjë kemi mundësi apo përpiqemi të konsumojmë ushqime të sigurta ndaj dhe periudha është e ngarkuar me këto raste. Çdo ditë kemi edhe raste intoksikacionesh, apo toksi-infeksionesh ku para dy ditësh për pak orë u paraqitën 10-12 raste, që kishin konsumuar të njëjtin ushqim në një lokal”, tha mjeku Pëllumb Pipero.
Shumë prej pacientëve kanë mbërritur në spital edhe në gjendje të rëndë. Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero shpjegon se pas konsumit të një ushqimi të ndenjur organizmi reagon në mënyrë të menjëhershme.
“Ushqimi relativisht i ndenjur dhe i mbingarkuar me toksina bakterore, të cilat merren të gatshme nga organizmi dhe aty bëhet një efekt shumë i shpejt toksik, i cili shoqërohet me të përziera, vjellje, temperaturë ndonjëherë dhe humbje koshiençe, gjendje shoku, por fatmirësisht rastet që kanë ardhur te ne kanë qenë mesatare dhe relativisht të rënda”, tha ai.
Apeli i mjekëve është për kujdes të shtuar me kushtet higjeno-sanitare gjatë mbajtjes dhe përgatitjes së ushqimeve. Ndërkohë që ata këshillojnë të mos përdoren ushqime të ndenjura edhe në shtëpi./syri.net/
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...