Spitali Rajonal në Fier bën me dije se 42 nxënës të shkollës së mesme “Janaq Kilica” po marrin trajtim në këtë spital dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.
Nxënësit janë paraqitur me shenja intoksikacioni.
“8 prej tyre kanë lënë spitalin pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa pjesa tjetër po monitorohet në vazhdimësi, por mjekët konfirmojnë se, nuk ka asnjë prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërkohë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor menjëherë sapo është njoftuar për këtë ngjarje dhe ka nisur grupet e inspektimit në terren për verifikim dhe marrjen e masave të menjëhershme” informon ministria e Shëndetësisë.
Aktualisht, nuk ka të dhëna për ndotje të ajrit në bazë të mostrave të marra nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier.
Kjo analizë do të kryhet nesër në orën 07:30 për të vendosur hapjen e shkollës dhe vazhdimin normal të procesit mësimor./ora news
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara