Për më shumë se 4 orë, një pjesë e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ishte një skenë krimi për policinë.
Uniformat blu dyshojnë se gjatë mitingut të Partisë Demokratike, pasditen e së shtunës, në turmën e njerëzve është hedhur një substancë kimike, që ka shkaktuar shqetësime shëndetësore tek pjesmarrësit në tubim.
Për këtë arsye, specialistët e krimeve ndaj jetës kanë nisur hetimet, të mbështetur edhe nga prokuroria dhe Garda e Republikës. Në vendngjarje mbërritën edhe kimistët e ushtrisë, të cilët, në bashkëpunim me ekspertët kriminalistë, u përpoqën të mblidhnin prova. Por, gjatë kqyrjes së bulevardit dhe trotuareve pranë Kryeministrisë, ekspertët nuk gjetën asnjë sendiment të dyshimtë, pasi skena e krimit nuk u ngrit menjëherë pas mitingut nga policia, por në 7 të mëngjesit, kohë pasi punonjësit e bashkisë kishin pastruar sipërfaqen që në të gdhirë.
Megjithatë, ekspertët kanë mbledhur prova të tjera rrethanore, përfshirë veshjet e simpatizantëve në miting, të cilat janë dërguar në laboratorin shkencor për t’iu nënshtruar analizave. Në hetime janë përfshirë edhe Drejtoria e Antiterrorit dhe Kundërzbulimi i Shërbimeve Inteligjente, pasi nuk përjashtohet as mundësia e ngjarjes me qëllim destabiliteti nga faktorë të jashtëm.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se janë 140 persona, të cilët janë paraqitur në spitalin francez, në QSUT, me shenja të helmimit (intoksikacion) si: skuqje, kruarje dhe djegie të syve, irritim në fytyrë dhe qafë, dhe në disa raste edhe vështirësi të lehta në frymëmarrje. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri në orën 16:00 të së dielës janë shtruar 14 persona. Në komunikimin e pasdites u njoftua edhe për 4 raste në Elbasan dhe 5 në Durrës.
Mes pacientëve të prekur nga këto shqetësime ka qenë edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, i cili, sipas PD-së, është paraqitur në QSUT në orën 05.00 të mëngjesit të së dielës, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe u largua pas dy orësh. Basha anuloi pjesëmarrjen në takimet e programuara gjatë së dielës në zonën e Lushnjes. Burime nga spitali, por edhe Partia Demokratike, konfirmuan se simptoma të ngjashme ka pasur edhe vajza e vogël që Basha mbante në krah gjatë hapjes së fushatës, të shtunën pasdite.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë është vënë në lëvizje për evidentimin e rasteve edhe në spitalet rajonale dhe qendrat e tjera shëndetësore dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit dhe Drejtorinë e Policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...