Disa nxënës janë helmuar ditën e sotme në një shkollë në Bulqizë, ku një nxënës ka hedhur sprajt me aromë.
Prindi 1:
Vetëm e morëm veshtë që janë helmuar nxënësit, kërkuan vëllain tim në telefon se është shofer ambulance, ka kaluar me shpejtësi jam interesuar kam shkuar tek shkolla më thanë që janë helmuar.
Mora veshtë që ishin helmuar të dy fëmijët e të dy vëllezërve. Gjendja e tyre është jashtë rrezikut dhe kanë kaluar nga reanimacioni në pavion.
Bëhet fjalë për një gocë që është më keq.
Prindi 2:
Këto kanë qenë në pushim të gjatë, kur janë fut brenda kanë dëgjuar një erë të keqe. Ka hyrë mësuesja ka bërë mësim. Kur ka hyrë mësuesja tjetër fëmijët kanë ngël.
Njoftimi i policisë
Bulqizë / Informacion paraprak
Më datë 24.10.2019, rreth orës 13:10, policia e Bulqizës ka marrë informacion se tek një klasë mësimi në shkollën e mesme në Shupenzë, një nxënës ka hedhur duke luajtur një sprajt ne aromë, ku disa prej nxënësve kanë shfaqur probleme shëndetësore të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tch/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...