Spitali Rajonal i Shkodrës ka dhënë detaje sqaruese për rastin e nxënësve të Postribës, të cilët dyshohet janë helmuar pasi kanë konsumuar ushqim në një “fast-food” afër shkollës.
Sipas spitalit, 26 nxënës janë paraqitur për ndihmë mjekësore, ndërsa shtatë prej tyre vijojnë të marrin ende trajtim mjekësor.
Fillimisht u raportua për 19 nxënës që u paraqitën me të vjella, temperaturë dhe me marrje mendsh në spital, por tashmë, kjo shifër është sqaruar edhe në rrugë zyrtare.
Reagimi për ngjarjen:
Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku janë paraqitur në Urgjencë 26 nxënës nga shkolla e mesme e bashkuar Postribë me simptoma të tilla si të vjella, temperaturë, marrje mendsh. Të gjithë nxënësit kanë marrë trajtimin e menjëhershëm mjekësor në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Në total janë paraqitur 26 raste nga ku 16 raste janë trajtuar në repartin infektiv dhe 10 raste janë trajtuar në repartin e pediatrisë.
Aktualisht 7 persona po marrin akoma shërbim në spital, 5 persona tek reparti i infektivit dhe 2 në pediatri, pjesa tjetër kanë lënë spitalin. Pacientët janë nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve, duke ndjekur mjekimet e rekomanduara./bw
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...