Helmimi i banorëve të Bulqizës, ISHP nis hetimin epidemiologjik

10:47 | 8 Korrik 2024
E.G

Instituti i Shëndetit Publik ka nisur hetimin epidemiologjik mbi shkakun e helmimit të banorëve në Bulqizë.

Një ditë më parë (7 korrik) rreth 50 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, u paraqitën në spital me shenj helmimi, dhembje barku, të vjella dhe dhembje kokë.

“Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi. Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit”, njoftoi policia.

/rtsh.al/

Të ngjashme