Helena Kadare: Lexova ditaret e Ismailit dhe u mërzita

23:24 | 3 Nëntor 2024
E.G

Shtëpia studio Kadare Agolli nuk ju përket më familjeve të tyre, por kushdo mund të vizitojë nga afër hapësirat ku shkrimtarët kanë themelet e krijimtarisë, në zemër të Tiranës.

Bashkëshortja e kolosit të madh të letrave, Ismail Kadare, Helena Kadare në një intervistë në Top Channel, rrëfeu përjetime nga shtëpia e kthyer në muze.

“I pëlqente ai apartament, se u bë me shumë sakrifica. Kemi pasur marrëdhënie shumë të mira me ata në shkallën ku jetonim ne. Më tha mua ‘kjo s’është shtëpia jonë’, i thashë po pse? “se s’ka divanet”, thoshte. Priste të shihte shtëpinë për t’u jetuar. Nuk shko asnjëherë ta shikojë, vetëm kur e mbaroi. Ishte i mendimit “nuk është puna ima, është puna e atij që e ka marrë përsipër”. Kështu ndodhet edhe kur librin e tij “Prilli i thyer” u bë film nga një brazilian. Më kujtohet një letër e Besianës që e pashë kur vajta në shtëpi dhe aty thuhej “Mami me babin mbyllen gjithnjë në dhomë dhe ata thonë disa sekrete që ne nuk i dëgjojmë”. Pavarësisht se jeta jonë ishte e gëzueshme, lajmet ishin të tmerrshme. Kishte ngjarje të trishtueshme në sfond. Vepra e tij kryesore është shkuar para atij oxhakut. Ai nuk e ndryshoi kurrë sistemin e të shkruarit.

Ditarët s’kishte pse t’ia jepte shtëpisë muze. Një ditë e harroi çelësin, në shtëpi dhe më tha “lexove gjë”? “Jo” i thashë, por lexova. Do mërzitej, edhe unë u mërzita me ato që lexova. Kishte histori me vajza ruse.

Kur vinte Ismaili nga jashtë, merrte librat dhe i fuste ca në pallto, ca në valixhe.”, u shpreh Helena Kadare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme