Rreth 1.7 milionë euro do ti kushtojë qeverisë shqiptare studimi i fizibilitetit për projekt idenë e një linje hekurudhore që do të nisë prej Durrësit deri në Prishtinë.
Në tenderin e hapur prej hekurudhës shqiptare dhe me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës parashikohet që shpejtësia e lëvizjes edhe në zonat e vështira të shkojë në 100 kilometër në orë, ndërsa synon një lidhje të shpejtë të individëve por edhe të mallrave.
Ndër të tjera parashikohet që investimi do të jetë i vështirë duke nisur nga Mjeda deri në kufirin me Kosovën që kap edhe një gjatësi prej rreth 107 km.
Ky aks që nis nga Vau i Dejës dhe është pjesë e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit.
Më tej linja e re hyn në zonën e lumit të Gjadrit duke kaluar nëpër lartësi të pranueshme për hekurudhën dhe duke vijuar në dy tunele të njëpasnjëshëm për shkak të terrenit të vështirë deri në zonën e Repsit, pranë autostradës Rrëshen – Kalimash.
Një tjetër tunel do të jetë nga zona e Bisakut në Rrëshen deri në luginën e Drinit te Zi me një gjatësi prej 11.5 km. Në total ato do të kenë një gjatësi prej 29.5 kilometër.
Një panoramë do të krijohet kur hekurudha të kalojë mbi liqenin artificial të hidrocentralit të Fierzes dhe duke mbërritur në stacionin hekurudhor të Kukësit. Si pikë përfundimtare, kjo linjë arrin në Morinë.
Më tej në dokumentin zyrtar thuhet se megjithëse, ndërtimi i linjës hekurudhore është teknikisht i realizueshëm, është e qartë se kostoja e projektit do të jetë e lartë, për shkak të vështirësive që paraqesin në terren kalimi në tunele dhe kryqëzimet me rrugët publike urbane dhe inter-urbane, njofton oranews./Telegrafi/
Raporti i Progresit: Policia e Kosovës tregoi nivel të lartë...
Hamza përmbyll ciklin e punëtorive për program, merr sugjeri...
Aivo Orav: Vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin konsen...
Shefi i BE-së në Kosovë: Borell ka rekomanduar heqjen e masa...
Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia kërcënon...
Raporti i BE-së për Kosovën, Bislimi: Tregon se Qeveria ka v...