“Kush i ka dëgjuar njerëzit në fshat, kur janë ngritur për ndërtimin e një HEC-i?” – tha sot Kryeministri Edi Rama në Kuvend.
Në fjalën e tij, kreu i Qeverisë solli në vëmendje protestat e banorëve të Valbonës, për ndërtimin e HEC-eve.
“U bënë protesta më shumë se muaj për HEC-et në Valbonë. Nuk u bënë protesta kur u dhanë licencat e HEC-eve dhe u dhanë nga burri atyre maleve, Saliu. Ai i dha dhe kur diskutohej për Valbonën këtu, si skuth fuste kokën mes shpatullave duke gërmuar Ipad-in. Ne morëm përsipër përgjegjësinë dhe bëmë sa mundëm, sa herë që kemi menduar se është komuniteti që ka të drejtë”, – theksoi Rama.
Kryeministri u shpreh se “aty ku s’ka të drejtë dhe ku ne mendojmë dhe themi se s’ka të drejtë nuk ka kthim mbrapa dhe nuk diskutohet që do të bëhet si themi ne, jo si thotë një grup njerëzish, sado i madh që mblidhet dhe thotë këtu dua unë të bëhet kështu. Sepse nuk jetojmë në një sistem barbarie ku mblidhet një grup njerëzish dhe pengon zhvillimin e një projekti, realizimin e një pune, rrugën e të ardhmes për të gjithë”./atsh/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...