Avioni i Guardia di Finanza-s italiane ka mbërritur në Tiranë mëngjesin e së hënës, duke nisur menjëherë fluturimet monitoruese në territorin shqiptar.
Burime pranë Policisë së Shtetit thanë për Top-Channel se autoritetet shqiptare i kanë dorëzuar oficerëve italianë hartën e zonave me risk, ku mjetet që disponojnë uniformat blu por edhe kapacitetet e tyre për t’i inspektuar janë tejet të limituara.
Fluturimi i parë monitorues është kryer në zonat e thella të Malësisë së veriut dhe zonat problematike të evidentuara vitin e kaluar. Për shkak të problematikës së hasur në 2016-n, këtë vit është parashikuar që të kryen 30% fluturime më shumë.
Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar që në vitin 2012, në bordin e avionit special që fotografon nga lartësi deri në 800 metra nga toka, qëndron gjithmonë edhe një efektiv i Policisë së Shtetit.
Sipas procedurave, pasi evedentohen parcelat, koordinatat i kalohen Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, e cila ia kalon drejtorive të qarqeve të cilat më pas bëjnë asgjësimin.
Megjithëse qeveria ka hartuar një plan kombëtar dhe ka treguar shenja serioze për t’i dhënë fund këtj fenomeni, deri më tani janë zbuluar dhjetëra parcela, çka do të thotë se trafikantët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga kultivimi.
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...