Google ADS

Hashash dhe armë zjarri mes misrave të mbjellë në oborr, arrestohet 44 vjeçarja

08:44 | 30 Qershor 2017
L G

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Kunati”, nga ku ka sekuestruar lëndë narkotike si dhe dy armë zjarri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4,  në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar edhe mbi informacionet e grumbulluara në rrugë policore kanë finalizuar operacionin e koduar  “Kunati”.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– Ndriçim Kuka, 39 vjeç, banues në Tiranë

– Bukurije Fejza, 44 vjeçe, banuese në Tiranë.

Për këta shtetas disponoheshin informacione se kultivonin lëndë narkotike si dhe në banesë kishin armë luftarake.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sativa,

– disa bimë të dyshuara narkotike të llojt Canabis Sativa të cilat u gjetën të mbjella dhe të fshehura në mes të një kopështi të mbjellë me misër, në oborrin e banesës së shtetases Bukurije Fejza,

– 1 armë zjarri tip pushkë

– 1 Pistoletë Shenjëdhënëse me një fishek.

Policia sqaron se armët dhe 21 kg e lëndes se dyshuar narkotike i janë gjetur në banësë shtetasit Ndricim Kuka, ndërsa bimët e mbjella janë gjetur në banesën e shtetases Bukurije Fejza, e cila rezulton se morta e gruas së Ndriçimit. M

aterialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 284,287,283-25 te Kodit Penal.

http://www.dailymotion.com/video/x5s7dsk_operacioni-kunati_news

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme