Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë dhe të pranuar me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Me anë të një postimi në Facebook, Hasani tha se kjo kohë është një mundësi reflektimi për vlerat e paqes, bashkimit dhe harmonisë në familje e komunitet, shkruan Arbresh.info.
“Me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, të jetë kjo kohë dhe një mundësi reflektimi të përbashkët për vlerat e paqes, bashkimit dhe harmonisë në familje e komunitet. Agjërim të lehtë e të pranuar të gjithë besimtarëve muslimanë brenda e jashtë vendit! , ka shkruar ai./Arbresh.info/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...