Hasani uron 28 Nëntorin: Shqipëria njihet si kontribuese e respektuar në arenën ndërkombëtare

08:24 | 28 Nëntor 2023
E.G

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka uruar të gjithë shqiptarët në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Hasani modeli i bashkëjetesës, dialogut, mikpritjes dhe tolerancës, vendosshmërisë për të parë përpara e ringritur pas çdo vështirësie me kokën lart, janë burim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh në Shqipëri, shkruan Arbresh.info.

“Modeli ynë i bashkëjetesës, dialogut, mikpritjes e tolerancës, vendosmëria për të parë përpara e ringritur pas çdo vështirësie me kokën lart, janë burim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh në Shqipëri, rajon e botë që sot shkëlqejnë në art, sport, diplomaci, teknologji e çdo punë të ndershme. “, thotë ai.

Sipas tij, këto vlera e bëjnë Shqipërinë të njihet si kontribuese e respektuar në arenën ndërkombëtare.

“Këto vlera janë dhe themeli i punës dhe angazhimit tonë të palëkundur si faktor stabiliteti e orientimi euroatlantik në rajon, duke e bërë Shqipërinë të njihet sot si një kontribuese e respektuar në arenën ndërkombëtare.”, u shpreh ai.

“Gëzuar pavarësinë Shqipëria jonë!”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme