Google ADS

Hasani: Të pasurohet bashkëpunimi Shqipëri-Austri

21:26 | 5 Prill 2024
R J

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani bashkë me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, pritën sot në ambientet e MEPJ-së, homologët Karoline Edtstadler, ministre për BE-në dhe Kushtetutën, si dhe Martin Kocher, ministër i Punës dhe Ekonomisë i Austrisë.

Hasani tha se gjatë këtij takimi vlerësuam lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe Austrisë, si dhe shprehëm mirënjohjen tonë të sinqertë për mbështetjen e palëkundur të Austrisë për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në rrugën e integrimit Evropian.

“Diskutuam mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ekonomik, për të pasuruar shkëmbimet kulturore dhe për të nxitur inovacionin”, tha ministri Hasani./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme